Krahas emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në dosjen prej 416 faqesh të Habilajt është përmendur edhe një emër shumë i njohur i muzikës shqiptare.
Në përgjimet ambientale mes dy trafikantëve Maridian Sulajt e Mariglen Alimuçajt përmendet edhe emri i këngëtarit Ylli Baka.
"Të dy flasin edhe për Ylli Bakën që ishte përdorues (droge) si gjithë të tjerët", thuhej në dosjen e italianëve.
Sakaq, Ylli Baka ka folur për newsbomb.al duke sqaruar lidhjen e tij me Habilajt.
"I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme", ka thënë Baka.
I pyetur se pse e kanë përmendur në atë bisedë dy trafikantët e drogës, këngëtari i dashur për publikun shqiptar sqaron dhe thekson se e gjitha lidhet me muzikën e tij.
"E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo", shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve.





