Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Drejtori i SHISH ka biseduar për rreth një orë me kryeprokurorin Llalla.
Mësohet se takimi sapo ka mbaruar dhe Ajazi ka dalë nga zyra e Llallës. Ndërkohë, nuk dihet ende çfarë është diskutuar mes dy zyrtarëve të lartë.
Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga të dyja institucionet dhe nuk dihet nëse ky takim ka qenë i planifikuar më parë apo është vendosur në minutën e fundit.
Takimi vjen një ditë pasi në Itali u arrestua Moisi Habilaj, një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.





