Me mijëra shqiptarë që mësyjnë shtet europianë për të kërkuar azil ekonomik, mësyjnë nga porti i Durrësit drejt Europës, por me dokumenta të falsifikuara. Ka një trend në rritje të personave që përpiqen të kalojnë në vendet e BE, me qëllim përfitimin e azilit Ekonomik. Shqetësimi u ngrit nga drejtoresha e Kufirit në portin e Durrësit Lindita Nushi, para drejtuesëve të institucioneve lokale dhe zv.minsitres së brendshme.

Drejtoria e kufirit ka shtuar masat e sigurisë në pikën kufitare me qëllim parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe personave që tentojnë të kalojnë në vendet e Bashkimit Evropian me qëllim tentativën për të kërkuar azil ekonomik. Drejtoresha e kufirit, Lindita Nushi deklaroi gjatë një takimi në prefekturë me temë "migracioni i parregullt nuk janë zgjidhja më e mirë në BE", se është shtuar numri i personave që tentojnë të kalojnë kufirin me dokumente të fallsifikuara dhe ka pasur një trend në rritje të personave që përpiqen të kalojnë në vendet e bashkimit Evropian me qëllim përfitimin e azilit ekonomik. 

Në këtë takim, krahas drejtuesve të institucioneve të ndryshme ishte e pranishme edhe zv ministria e punëve të brendshme, Rovena Voda. Voda kërkoi impenjim maksimal nga të gjitha sktrukturat shtetërore, OJF dhe struktura të tjera të marrin masa ekstreme për parandalimin e fenomenit të trafikimit të qënieve njerëzore dhe qëllimit të personave për të kërkuar azil ekonomik në vendet e bashkimit evropian. 

Gjatë analizës në ketë takim, u theksua se tentativat e fenomenit të trafikimit të qënieve njerëzore në pikën kufitare është rritur. Sikurse ka pasur një trend në rritje të personave që tentojnë të kalojnë nëpërmjet pikës kufitare të Durrësit në qëllim për të përfituar azil ekonomik në vendet e BE-së, por janë kthyer pasi kishin mungesë në dokumentacion.

K.H.