Uragani Ofelia pritet të godasë bregun e Irlandës, me një shpejtësi 80 milje për orë duke shkaktuar kështu stuhinë më të madhe që ka goditur ishullin në 56 vite.

Zyrat emergjente kanë paralajmëruar banorët se jetët e tyre janë në rrezik teksa stuhia i afrohet jug-perëndimit të Irlandës, që me gjasa do të godasë rreth orës 11 të mëngjesit përpara se të kalojë në Uells.

Irlanda e Veriut dhe Uellsi do të goditen nga erërat që do arrijnë në 70 mph, ndërsa pjesa tjetër e Britanisë do të ketë reshje të dendura.

Qeveria irlandeze thotë se stuhia mund të jetë më e keqja që ka goditur vendin në vitin 1961, kur uragani Debbie vrau 187 persona.