Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, duke vënë në pranga një person nga Durrësi.

Më datë 16.10.2017, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë,  nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Petrit Vranja me automjetin me targa AXH1978. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga  punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në gomën rezervë kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 3.5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Petrit Vranja, 54 vjeç , banues në Durrës.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.