Ekuipazhi i anijes “Oriku”, pjesë e Forcës Detare me mision në detin Egje ka shpëtuar pak orë më parë gjatë patrullimit jetën e 53 emigrantëve nga Siria.
Behet fjalë për 18 fëmijë, 12 gra dhe 23 burra, të cilët tani janë shëndoshë e mirë falë kontributit të forcave tona në Egje.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, thotë se në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë.
“Kemi të gjitha arsyet për t’u ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ajo në “Facebook”, teksa ka ndarë foto nga operacioni i shpëtimit sot dhe të ekuipazhit ditën e nisjes për në mision.
Statusi:
Sepse Forcat e Armatosura janë më të mirat! Ekuipazhi i anijes “Oriku", pjesë e Forcës Detare, me mision në detin Egje gjatë patrullimi, pak orë më parë i ka shpëtuar jetën 53 emigrantëve nga Siria. 18 fëmijë, 12 gra dhe 23 burra janë tani shëndoshë e mirë falë kontributit të djemve dhe vajzave tona në Egje. Në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë. Kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë! Kam kënaqësinë të ndaj me ju këto foto nga operacioni i shpëtimit sot dhe të ekuipazhit ditën e nisjes për në mision!





