Në kampusin universitar të qytetit të Durrësit , është zhvilluar ceremonia e diplomimit të studentëve, të cilët mbyllën ciklin e studimeve master professional dhe shkencor në Fakultetin e Biznesit.
Fjalën e rastit e mbajti Dekania e këtj Fakulteti, Azeta Tartaraj, e cila ndër të tjera vlerësoi përkushtimin dhe arritjet e studentëve të sapodiplomuar.
Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe prefekti I qarkut Durrës, Emiljano Jani, I cili në fjalën e tij përgëzoi të rinjtë për këtë stad të arritur në jetën e tyre. Diplomimi është një moment kyc në jetën e cdo studenti, ndaj dhe përjetimet e gjithësecilit janë të mbushura me emocione, nga ato që përjetohen pak herë në jetë.
Fryma studentore është e domosdoshme në të gjitha fazat e zhvillimit të një shoqërie, sepse mesazhet e para te emancipimit janë dhënë gjithnjë nga studentët dhe të rinjtë.
K.H.





