Specialistët për hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Alban Skonja 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
Në lagjen Nr.17, bazuar në informacionet e disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një armë zjarri pistoletë tip TT;
• 7 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.





