Kuvendi ka miratuar mbrëmjen e sotme Reformën Zgjedhore me 116 vota pro.

Miratimi erdhi pas një diskutim maratonë mbi shkeljet dhe abuzimet gjatë proceseve zgjedhore ku në kalendar u parashikua ngritja e një komisioni për reformën zgjedhore, por debatet u përqëndruan më tepër te zgjedhjet e kaluara dhe problemet e ngritura nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.