Zjarrfikësit e qytetit të Durrësit duhet të konsiderohen heronj, sepse vetëm falë angazhimit të tyre dhe vullnetit të mirë për punë, ky shërbim shkon tek qytetarët.

Shpesh herë thuhet se u vonua zjarrfikësja për të shkuar në vendin e ngjarjes, për të shuar zjarrin nga i cili rrezikohen jetë njerëzish dhe pasuri. Por askush nuk e di që zjarrfikësit luftojnë edhe me kushtet e vështira në punë, njësoj si me zjarret.

Në zjarr askush nuk afrohet veç tyre, ata e vënë jetën në rrezik për të shpëtuar njerëzit. Në anën tjetër zjarrfikësit janë më pak të paguarit për puënën që bëjnë. Automjet e tyre janë të vjetra, ndërsa jo rrallë herë mjetet e tyre u prishen në rrugë, dhe në mungesë të fondeve ata i bëjnë vetë me paratë e tyre.  

Vetëm katër automjete janë në funksion për shuarjen e zjarrit por edhe këto mjete janë të moshës 50-vjeçare ose një gjysmëshekullore. Në të shumtën e rasteve mund të mbeten në rrugë ndërsa janë nisur për të shuar zjarret aty ku është dhënë edhe lajmërimi.

Fatmir Tare, përgjegjës i shërbimit zjarrfikës, deklaroi se janë punonjësit ata që po mbajnë në funksion mjetet, pasi gjendja e tyre jo vetëm që është e vjetër, por janë edhe të pariparuara e me defekte të shumta.

Fond për riparimn e makinave nuk ka, ndërsa zjarrfikësve ju kërkohet jo vetëm të mirëmbajnë mjetet e amortizuara por edhe ti rregullojnë defeket me pagën e tyre.

E si të mos mjaftonte e gjithë kjo, zjarrfikësit e Durrësit nuk kanë marrë asnjë pagesë shpërblim për orët e gjata jashtë orarit, për gadishmërinë gjatë sezonit veror.

K.H.