Pavarsisht propagandës së bërë nga qeveria e sidomos kryeministri Rama, për përmirsim dhe tjetërsim të shëndetësisë prej vitit 2013 kur mori pushtetin, faktet e bëra publike nga qytetarë të thjeshtë dëshmojnë të kundërtën.
Ndonëse Durrësi është qyteti i dytë i madh pas kryeqytetit, spitali rajonal është përfshirë herë pas herë në situata problematike, duke faktuar gjendjen në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor në vendin tonë.
Pamjet filmike që kanë mbërritur në redaksinë e “Jeta osh qef”, nga Durrësi janë për të vënë duart në kokë. Në video shikohet një person i shtrirë në tokë, brenda spitalit, e cila nuk reagon. As nuk jep e as nuk merr shenja jete. Nga ana tjetër, mjekët e infermierët kalojnë aty dhe nuk u bën fare përshtypje kjo situatë.
I gjendur përballë një pamjeje të tillë, një i afërt i kësaj vajzë që është pa ndjenja në tokë, nis të ulërasë e t'i bier kokës me grushta. Një nga mjekët e tërheq pranë vetes dhe e largon, ndërsa bazuar në raportimin e personit që ka arritur të bëjë videon, vajza ishte për t'u futur në operacion.
Mesazhdërguesja shprehet:
Përshëndetje! Jam një qytetare nga qyteti i Durrësit. Para 4 ditësh ndodhesha në spitalin e Durrësit për një vizitë dhe u ndesha me këtë situatë të trishtë brenda në sallonet e spitalit, aty ku ne mendojmë se jemi më të sigurt se kudo, por ja që realiteti nuk është kështu. Siç shihet në video, gruaja qëndron për gjysmë ore e zverdhur dhe e shtrirë përtokë, pa ndjenja. Ishte keq. Ishte për të hyrë në operacion. Ndërkohë, bashkëshorti gruas së shtrirë përtokë debatonte me mjekun se kush do të shkonte të sillte një karroce për ta ngritur… Çuditërisht, aty shikon teksa kalojnë mjekë dhe infermiere krejtësisht indiferent ndaj të sëmurës. Ky është vendi ku mund të vdesim të qetë, pa na prekur njeri me dorë".





