Kjo është fotoja e të 'fortit'' të Shijakut Durim Keçi, për të cilin kryeministri Rama tha se ishte në “çadrën e lirisë” gjatë protestës së PD-së.
Foton e bëri publike kryeministri Edi Rama si përgjigje ndaj Bashës, i cili një ditë më parë publikoi një foto të Blendi Klosit me Durim Keçin gjatë fushatës së 2013-s.
“Kujt t'ja çoj fotografinë Lulzim ai që nxore me Blendi Klosin dje, tani sapo ma çuan, kur po flisje ti në çadrën e lirisë Lulzim. Ça të bëjmë? Do luftojmë me fotografinë?!”, tha Rama sot në Kuvend.





