Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut mendon se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndezur mundësinë e një lufte.
“Me deklaratën e tij të çmendur në Kombet e Bashkuar, mund të thuash se Trump ka ndezur fitilin për një luftë kundër nesh”, tha ministri Ri Yong Ho për një agjenci lajmesh ruse.
Trump kërcënoi gjatë fjalimit në OKB se do ta shkatërronte Korenë Veriut nëse do t’i duhej të mbronte veten dhe aleatët saj. Ai gjithashtu u tall me Kim Jong-un duke e quajtur atë “Njeriu i Raketave”.
Tensionet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Administrata e Trump ka hasur vështirësi në ndalimin e zgjerimit të programit koreano-verior për armët bërthamore dhe balistike.
Një zëdhënës në Korenë e Veriut deklaroi muajin e kaluar se sa më shumë sanksione do të vendosë SHBA-ja bashkë me aleatët e saj kundër tyre, aq më shpejtë do të punojë Koreja që të zhvillojë programin e armëve bërthamore.
“Trump ka ndezur fitilin për një luftë”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, SPAK jep pretencën për kryebashkiaken e Roskovecit
“I pikëlluar nga ajo që po ndodh, Linda Karçanaj është nënë e vetme me dy fëmijë”/ Rama: Jam i bindur që do dalë e pastër, edhe pse…
Ekspozita “3 penelat” e 3 motrave Ismailaj hapet në QKF Durrës
Ekspozita “3 penelat” e 3 motrave Ismailaj hapet në QKF Durrës (VIDEO)





