Gjykata Kushtetuese në Spanjë pezulloi seancën parlamentare të së hënës në Katalunjë, në përpjekjen për të bllokuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga presidenti katalanas, Carles Puigdemont.
Gjykata argumentoi se një lëvizje e tillë do të përbënte shkelje të Kushtetutës. Më herët, kryeministri Mariano Rajoy i kërkoi qeverisë rajonale të Katalunjës t’i kthehej ligjshmërisë dhe të hiqte dorë sa më shpejt nga projekti i shpalljes së njëanshme të pavarësisë, për të evituar të këqija edhe më të mëdha, siç u shpreh.
Presidenti katalanas, Carles Puigdemont sugjeroi se do të shpallte pavarësinë e rajonit gjatë seancës parlamentare të së hënës. Me vendimin e së enjtes, Gjykata Kushtetuese mbështeti kërkesën e Partisë Socialiste katalanase, e cila kundërshton shkëputjen nga Spanja.
Gjykata tha se, mbledhja e Parlamentit dhe shpallja e pavarësisë do të shkelte të drejtat e parlamentarëve nga radhët e kësaj partie. Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë së Madridit, mbretit spanjoll Felipe VI, e gjithashtu të komunitetit ndërkombëtar, kreu katalanas e bëri të qartë se shantazhet nuk do të frenojnë synimet e t