Grida Duma ishte e ftuara e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ku ka folur për jetën private por sigurisht edhe për atë politike.

Një ndër pyetjet që i drejtuan moderatorët ishte dhe ajo se cili është politikani apo politikania që ajo preferon më shumë nga PS-ja.

Deputetja nga Durrësi ka zgjedhur si të preferuar Olta Xhaçkën, duke shtuar se e vlerëson për aftësinë në të folur.

Olta Xhaçka tashmë mban pozicionin e ministres së Mbrojtjes, ndërsa Duma, përveç pozicionit të zëdhënëses së grupit parlamentar të PD-së, këtë legjislaturë është ulur për herë të parë edhe në karrigen e deputetit në Kuvend.