Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në kujtesën e qytetarëve ushqimin me racion që shpërndahej për familjet shqiptare në kohën e regjimit komunist.
Në faqen e tij në “Facebook”, Berisha ka publikuar tallonin e famshëm me ushqimet bazike, e që sipas tij, këto i siguronte vetëm pjesa e privilegjuar e shoqërisë, pasi mbi 1.2 milionë shqiptarë në zonat rurale jetonin vetëm me bukë misri, vaj, kripë e sheqer.
“Vendi qeverisej nga etërit e pushtetarëve të sotëm!” shkruan Berisha.





