Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të shqyrtojë nesër në orën 12:00 dekretin e Presidentit Nishani për ligjin e mbetjeve.
Dekreti Nishani, i cili rrëzoi ligjin e mbetjeve në fund të vitit 2016, është kthyer për rishqyrtim në Kuvend nga ana e mazhorancës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha ditë më parë, se ligji do të dërgohet për diskutim në publik.
Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar një referendum për këtë ligj.





