Vetëm pak pasi u raportua për një tërmet me magnitudë 7.1, që tronditit këtë të martë kryeqytetin e Meksikës, në rrjetet sociale janë postuar foto e video të shumta.

Nuk dihet ende dëmet që kanë shkaktuar këto lëkundje të forta, që vijnë vetëm pak ditë pas tërmetit që i mori jetën të paktën 90 personave në vend.

Deri më tani raportohet për të paktën 5 të vdekur dhe shumë ndërtesa të shembura.

Pamjet e para që po transmetojnë mediet ndërkombëtare nga Meksika dëshmojnë sesi në sekuencat filmike re tymi ngrihen nëpër qytet, që nënkuptojnë shembjen e ndërtesave në zonat e prekura nga lëkundja e fortë sizmike. 

Njerëzit kanë vërshuar në rrugë të tmerruar, madje edhe pacientët e spitaleve janë nxjerrë jashtë nga frika e shembjes së ndërtesave.