Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot në lidhje nismën për rishikimin e dekoratave dhe për importin e plehrave.

Dy prej propozimeve me te debatuara tashme mesa duket do te marrin me pare edhe mendimin e popullit para se ta kalojne ne institucionet ligjvenese.  

Ky vendim erdhi edhe pas reagimit të ashpër të shoqatave pro-mjedisit.

Nuk ka më projektligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar” shkruan Balla.