Prishjen e banesave në Shkozë nga IKMT-ja, e ka dënuar edhe kryetari i Partisë Demokratike. Basha e ka konsideruar krim dhe barbari faktin që 153 familje në Shkozë, nxirren me forcë nga shtëpitë e tyre. Ai iu bëri thirrje forcave të rendit të ndalojnë keqtrajtimin e bashkëqytetarëve.

STATUSI I PLOTË

Krim dhe barbari ne Shkoze! 153 familje nxirren me force nga shtepite e tyre ne mes te kater rrugeve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronesim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues!

Duke denuar me ashpersi kete krim çnjerezor, ju bej thirrje forcave te rendit te ndalin menjehere keqtrajtimin e bashkeqytetareve te tyre qe po mbrojne strehen familjare. Te ndale prishja e shtepive pa siguruar asnje perspektive strehimi per 153 familje.

Te shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit te Lanes i cili parashikonte prishje minimale perkunder shpronesimit me vlere tregu. Ndal barbarise, dhe verberise ndaj fateve te njerezve!​