Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për prishjen e banesave në Shkozë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës. Berisha bën thirrje të ndalohet terrori shtetëror në këtë zonë, ku qytetarëve nuk iu lejohet të mbrojnë shtëpitë e tyre pasi qindra banditë kanë rrethuar Shkozën.

STATUSI I PLOTË

Stop terrorit shteteror ne Shkoze!

Shtetrrethim ne Shkoze. Qindra police e bandite me uniforme kane rrethuar Shkozen dhe banoret e saj, qe po mbrojne shtepite e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shteterore. Policia ka bllokuar linjat e autobuzave.

U bej thirrje mediave te mos bllokojne lajmet por te qendrojne ne anen e viktimave! sb