Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan ku u godit një makinë policie nga një mjet i blinduar gjatë një operacioni për kontrollin e mjeteve luksoze, ka reaguar sot kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Duke iu referuar një mesazhi të një qytetari dixhital (tashmë edhe Bashës i dërgojnë mesazhe dixhitale njësoj si paraardhësit të tij) thotë se ishte pikërisht dhëndri i kreut të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit, personi që ka goditur me makinë të blinduar makinën e zv.drejtorit të policisë.

Deklarata e Bashës:

Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vetingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i Brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat: "Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celën me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit të policisë Elbasan. Kjo pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre."​