Rikthimi ditët e fundit i simboleve komuniste dhe shembja e kullës së Prek Calit janë dy nga ngjarjet politike më të komentuara javën që u mbyll.
Edhe deputetja durrsake Fatbardha Kadiu nuk ka mbetur jashtë këtij debati.
Në një postim të saj në Facebook, pasi rendit 6 ngjarjet që lidhen me zhvillimet politike lidhur me këtë çështje, Kadiu, në mënyrë ironike, shprehet se tashme edhe 16 tetorin kryeministri Rama mund ta shpallë festë zyrtare.
Postimi i Fatbardha Kadiut:
Vetem brenda 1 jave
1. Kryeministri vjen ne parlament me yllin komunist
2. Kryeparlamentari vihet ekzekutuesi i 2 prillit.
3. Shembet kulla e Prek Cali-t, qe beri te mundur ruajtjen e territoreve ne veri te Shqiperise.
4. Mbyllet xhamia e Ethem Beu-t.
5. Festohet me simbole komuniste, te diktatures me 16 shtator ne Peze.
6. Po ne date 16 shtator ndryshohet flamuri kombetar me simbolin e yllit komunist.
Dhe daten 16 tetor Kryeministri mund ta shpalli feste zyrtare.





