Kryetari i Partisë Demokrate, Lulzim Basha, ka reaguar rreth shfaqjes së simboleve të komunizmit gjatë përkujtimit të Konferencës së Pezës. Basha e konsideroi këtë akt, si një sëmundje të përsëritur, për të cilën ka kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtar.

“Sëmundje e përsëritur, të cilës nuk mund t’i jepet ilaçi me propozime fasadë. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, amerikanë dhe gjermanëve dhe shume shpejt do propozojmë në Kuvend një projektligj për ndalimin dhe kriminalizimin e përdorimit të simboleve te Komunizmit sipas ligjit që përdorte Gjermania lidhur me simbolet e nazizmit”, përfundoi Basha.