Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në profilin e tij në Facebook lidhur me tubimin e sotëm që mbajtën banorë të Shkozës. Sipas Bashës, kjo që po ndodh me 150 familjet, i kalon kufijtë e mashtrimit, është një krim i vërtetë.

STATUSI I PLOTË

Nxjerrja ne rruge e 150 familjeve ne Shkoze, me nje te rene te lapsit, i kalon kufinjte e mashtrimit, dhe eshte nje krim i vertete. Ne fushate ishte Edi Rama qe permes mashes se tij ne Bashki, u premtoi shpronesim sipas tregut. Pasi ju mori voten ju thote do ju jap bonus strehimi. Por pertej masht​rimit tipik te Edi Rames, kemi te bejme me nje krim, se krim eshte te permbysesh jeten e 150 familjeve, burrave e grave, femijeve e te miturve, te moshuarve. Ka vetem nje menyre per te zbutur kete drame, shpronesim sipas vleres se tregut. Ne do ta kerkojme me ngulm kete.