Në përkujtimin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, nuk munguan edhe këtë vit nostalgjikë të Partisë Komuniste të cilët me pankarta në duar risollën edhe njëherë në vëmendje figurën e Enver Hoxhës.

Këtë që ndodhi sot, deputeti durrsak i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e konsideron një turp të madh. Ai ka reaguar ashpër me anë të një statusi në “Facebook”, ku bën një krahasim mes vendit tonë dhe Gjermanisë, sipas të cilit, nëse kjo do të ndodhte në shtetin gjerman, organizatorët do të ndiqeshin penalisht.

Analistë të lidhur me ish-regjimin, vlerësojne dhe rehabilitojnë veprimet e regjimit”, shkruan Bylkykbashi, duke sugjeruar nga ana tjetër që të miratohet një ligj që mohimin e krimeve të regjimit, vlerësimin në publik të akteve, figurave dhe simboleve të tij, të quhen vepra penale (siç ndodh sot në Gjermani).

Statusi i plotë i Bylykbashit:

*Konferenca e Pezës u mbajt më 16 shtator 1942 dhe pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste.