Donald Trump bëhet gjysh për herë të nëntë. Eric Trump, djali i dytë i presidentit të SHBA-së është bërë baba. Lajmi është bërë i ditur nga Eric dhe bashkëshortja e tij Lara Lea me anë të një postimi në Twitter.

Në të shkruhej se Lara Lea, lindi djalin e tyre mëngjesin e sotëm duke publikuar madje edhe foton e vogëlushit. Eric kishte zbuluar marsin e kaluar që bashkëshortja e tij ishte shtatzënë raporton Foxnews

Ky është nipi i nëntë i Donald Trump, i cili ka pesë fëmijë dhe djali i tij i madh ka gjithashtu pesë, nga ku vjen dhe numri i madh i nipërve dhe mbesave të Presidentit.