Një tërmet me fuqi 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë veriore, disa orë pasi një tërmet me fuqi 8.1 ballë goditi Meksikën duke vrarë të paktën 30 persona.

Një prej viktimave ishte edhe një bebe që po luftonte me jetën në një spital, dhe vdiq pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Në Japoni, lëkundjet tronditën rajonin e Akitas. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash rreth orës 10:20 të darkës me orën lokale.

Sipas medias lokale NHK, deri më tani nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale.

Sipas autoriteteve japoneze, tërmeti nuk paraqet rrezik për cunami.