Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor në hyrje të Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, rreth orës 11:30 te kryqëzimi i semaforit.

Nga të dhënat e para policore, “DurrësLajm” mëson se nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Makinat e aksidentuara janë një automjet tip “Benz A Class” me targa AA 934 NO dhe një fuoristradë tip “Ford” me targa AA 758 JF.

Pas përplasjes së makinave, është shkaktuar kaos dhe trafik në rrugë.