Zjarrfikësit kanë fituar terren ndaj zjarrit në zonën e La Tuna në Los Anxheles, që konsiderohet si zjarri më i madh në historinë e qytetit.
Mësohet se 30% e zjarrit prej 7000 akrash është ndalur dhe se autostrada 210, një arterie kryesore e trafikut në Los Anxheles, është rihapur për publiku.
Më shumë se 100 zjarrfikës, 206 automjete dhe 9 helikopterë janë angazhuar në luftën kundër zjarri masiv që ka djegur disa shtëpi, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima. Autoritetet lokale bënë thirrje se pavarësisht progresit që zjarrfikësit kanë arritur, të gjitha burimet duhen shfrytëzuar kundër këtij zjarri, më i madhi që qyteti ka parë.