Presidenti amerikan do të rishikojë programin DAKA që mbron emigrantet nën 30 vjeç të cilët punojnë dhe jetojnë në SHBA, pa qenë të pajisur me dokumente. Si pjesë e reformës së emigracionit, presidenti pritet t’i japë 6 muaj kohë Kongresit amerikan për të hartuar një legjislacion mbi programin e epokës së Obamës.
Ashtu si me të gjitha programet e paraardhesit të tij, Trump kërkoi më herët të “ndërpresë menjëherë” DAKA-n.
Megjithatë, një kompromis i arritur mes politikanëve dhe fushës së biznesit, thuhet se i ka ndryshuar mendjen presidentit.
Politico raporton se Trump do të propozojë ndryshime të programit aktual. Të martën pritet që ai të njoftojë zyrtarisht Kongresin Amerikan. Programi DAKA, mbron qindra mijëra të ashtuquajturit endërrimtarë nga deportimi dhe ofron leje pune dhe leje studimi të përkohshme.
Sipas Politico, Shtëpia e Bardhe njoftoi kryetarin e dhomës Paul Ryan për vendimin e presidentit.
Ryan është një shumë ligjvënës dhe udhëheqës republikanë që janë kundër ndërprerjes së programit.
Programi Daca mbron rreth 750,000 të rinj në SHBA nga deportimi dhe ofron leje të përkohshme për punë dhe studim.
Për t’u kualifikuar per DAKA, aplikantët nën moshën 30 vjeç dërgojnë informacion personal në Departamentin e Sigurisë Kombëtare.