Ditën e djeshme, më 2 shtator moderatorja e njohur Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen, Pas pushimeve relativisht të gjata në Mykonos, ajo është kthyer në Shqipëri, ku ka zgjedhur të festojë në Jug të Shqipërisë. Luana fillimisht postoi një foto përballë një torte zbukuruar me trëndafila, por pasdite është surprizuar dhe argëguar me familjen e saj.

Moderatorja ishte bashkë me Marinën, motrën Lira që jeton jashtë vendit, 2 vajzat e kësaj të fundit, motrën tjetër Marseda dhe këngëtaren Evi Reçi.

Vetëm disa kohë më parë u zbulua lidhja e gjakut që ekzistonte mes Reçit dhe motrave Vjollca. Vajzat kanë festuar në një nga plazhet e jugut shqiptar, duke shëtitur me një jaht. Nga fotot dhe videon e shpërndara nga Luana ne Instastory, të gjitha duken të lumtura e të buzëqeshura.