Atmosferë dasmash të emrave të njohur të skenës shqiptare, ku mjaft perasonazhe publike janë bërë pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku momentet më të bukura e të rëndësishme. Por Encës me sa duket i ka ardhur në majë të hundës me të gjitha këto dasma, dhe për këtë ka reaguar në profilin e saj në Instagram.
Ajo nuk është parë në asnjërën prej dasmave të fundit të VIP-ave shqiptarë dhe duket se buja që kanë bërë këto të fundit ku kanë qenë të ftuar të gjithë personazhet publikë e ka bezdisur.
Këngëtarja ka shprehur disa fjalë në profilin e saj në “Instagram” në lidhje me këto evente dhe shton e diçka për veten e saj. A thua të jetë thjesht një ironi?!
“Me gjithë këto dasma që po bëhen, kam nisur të mendoj për veten. E dini çfarë… askush nuk do ta dijë kur unë të martohem. Mbase unë jam martuar qëkur dhe askush prej jush s’e di”, shprehet ajo në “Instastory”.