Dasma e Xhensilës dhe Besit, mblodhi në Pallatin e Brigadave shumë personazhe të dashura të jetës publike, mes tyre artistë, politikanë, sipërmarrës. Vetë mbretëresha e kësaj nate, nusja Xhensila Myrtezaj Kallaku, ka bërë bashkë në valle dy rivalët politikë, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.

Xhensila Myrtezaj Kallaku, nusja më e re e skenës, ka bërë bashkë në valle dy rivalët politikë, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.

Në foton e publikuar nga Ardit Gjebrea, të dy shfaqen të gëzuar dhe duket se po e shijojnë festën e çiftit, ku sigurisht nuk kanë vend ngjyrat dhe bindjet politike.