Mbrëmjen e së premtes në Paris janë dhënë dy alarme terroriste. Sipas medieve ndëkrombëtare, alarmi i parë u dha në stacionin Eurostar në Gare du Nord, ndërsa alarmi i dytë në Kullën Eiffel. Kjo e fundit u evakuua, ndërsa policia arrestoi një person të dyshimtë.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi emergjencën terroriste.
Policia evakuoi turistët në kullë dhe më pas njoftoi arrestimin e një personi që po kryente lëvizje të dyshimta.