Sot është dita e shënuar kur Xhensila Myrtezaj do të kurorëzojë dashurinë me humoristin e njohur, Bes Kallaku. Dhe pak orë, ajo do të quhet zyrtarisht Zonja Kallaku.
Është vetë Xhensila ajo që ka postuar një foto në “Instagram” ku shkruan: “Nuse to be” dhe pas saj zbulon fustanin e bardhë të mrekullueshëm që ajo do të veshë në natën më të rëndësishme.
Ndërsa zgjedhja e këpucëve ka qenë mëse e duhura. Ajo ka preferuar që të mbajë veshur këpucët e “Jimmy Choo” që janë inspiruar nga Hirushja. Vlera e tyre shkon përafërsisht rreth 4500 $.