Edhe pse është një nga personazhet mediatikë më të komentuar për shkak të jetës që bën, blogerja Armina Mevlani ka thënë se shumë nga veshjet e saj i blen në markete ku shiten rroba të përdorura. Komentet Armina i ka bërë në një foto që ka publikuar në ‘Instagram’ ku ka pozuar me bikini.
Një komentuese e ka pyetur Arminën nëse ka ndonjë rrobë të lirë në garderobën e saj, e kjo e fundit i përgjigjet se ka shumë, të cilat i blen në markete më rroba të përdorura.
“Armi desha të pyes për kuriozitet a ke ndonjë rrobë të lirë në garderobë?”, e pyet komentuesja.
“Poo shumë, të përdorura që i blej në markete me rroba të përdorura”, shkruan ajo.