Kelvi Kadilli do të jetë emri i ri që do t’i bashkohet “Top Channel”.
Pas 2 vitesh në “IN Tv”, ku u bë i njohur për intervistat ngacmuese me personazhe të njohur, Kadilli largohet drejt “Top Channel” për formatin muzikor për të rinj, “Top Select”. Lajmin e konfirmoi vetë Kelvi Kadilli për Anabel.al.
Mësuam se “Top Select” do të ndryshojë duke i shtuar elementë të rinj, për ta bërë më dinamik dhe të larmishëm. Emisioni i vetëm për të rinj në “Top Channel”, gjatë sezonit të kaluar u prezantua nga Kiara Tito, Mishel Rrena, Ardit Murataj, Liesa Haxhiasllani.
Në sezonin e ri “Top Channel” ia besoi këtë format, një prej më të hershmëve, Kelvi Kadillit që është i njohur për gazetarinë showbiz dhe pritet të sjellë intervista të bujshme.
Vetë Kadilli është ftuar disa herë në emisione të ndryshme, ku ka folur edhe për natyrën e intervistave të tij, duke treguar se në fillim të famshmit trembeshin t’ia pranonin ftesën. /anabel.al/





