Pas 11 viteve dashuri, Anna Tatangelo dhe Gigi D’Alessio po kalojnë pushimet e tyre të para si të ndarë.
’Diva dhe Donna’ ka publikuar disa foto të këngëtarit në Sardenja, ku ka shkuar me pushime, bashkë me të birin, Andrean. Të dy zbaviten duke shëtitur me motor uji, ndërsa fytyra e Gigit duket e trishtuar, e menduar dhe pak më i shëndoshë fizikisht.
Pasi ka mbaruar pjesën e parë të turneut të tij të gjatë, D’Alessio ka marrë disa pushime me djalin më të vogël, që ka me Anën.
Të dy ndjehen mirë dhe Gigi bën gjithçka për ta kënaqur vogëlushin e tij. Por Gigi pavarësisht sforcimit duket se e ka humbur buzëqeshjen. Mimika e tij tregon se nuk është i qetë dhe se ndarjen me Anën e vuan shumë. Pas takimit në aeroportin e Olbia mes Annës dhe Gigi, për Andrean është koha për të vazhduar pushimet me nënën e tij.
Këngëtarja, në formë të jashtëzakonshme, në këtë moment delikat, duket se ka për zemër vetëm qetësinë e fëmijës së saj. ‘Jam mirë vetëm dhe e qetë me djalin tim. Mashkulli im i vetëm në këtë moment është vetëm ai. Muzika do të më tregojë më shumë se gjithçka’ ka thënë në një intervistë në Irpinia News.
Ndërsa në Instagram Lady Tata shfaqet me bikini në një barkë. Format e saj bëjnë për vete ndjekësit, por jo më Gigin.





