Njerëz nga mbarë bota dhe nga shumë kultura të ndryshme kanë përdorur ndër shekuj mjaltën dhe kanellën për të trajtuar shumë sëmundje dhe probleme të ndryshme shëndetësore në kushte shtëpie.
Së bashku me përfitimet ushqyese, mjalti dhe kanella gjithashtu përmbajnë disa përfitime shëndetësore që duhet të merren parasysh, e të cilat i gjeni më poshtë.
Dhimbjet e stomakut
Konsumoni mjaltin me kanellën për të trajtuar dhimbjet dhe ulçerin e stomakut.
Artriti
Nëse vuani nga artriti kronik, përzieni 2 lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në një filxhan të madh. Konsumoni këtë përzierje dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Sëmundjet e zemrës
Për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës, lyejeni bukën me mjaltë dhe pluhur kanelle. Konsumoni atë si një mëngjes në baza ditore.
Imuniteti
Konsumi i rregullt i mjaltit dhe kanellës do të përmirësojë ndjeshëm sistemin tuaj imunitar dhe do të parandalojë infeksionet bakteriale dhe virale.
Gripi dhe ftohjet
Nëse keni probleme me kollën, ftohjet dhe sinuset e mbingarkuara, konsumoni një lugë çaji mjaltë me një çerek luge kanelle, tri ditë radhazi. Së shpejti do të ndiheni shumë më mirë.
Humbja e peshës
Nëse doni të humbni peshë atëherë përzieni këta dy përbërës në një filxhan me ujë të valë. Konsumoni këtë përzierje në baza ditore dhe së shpejti do të vini re se si kilogramët tuaj do shkrihen.