Një familje tetë anëtarëshe është shuar, pasi minibusi me të cilin po udhëtonin është përplasur nga dy kamionë mallrash.
Tragjedia ka ndodhur në orën 03:15 të mëngjesit në Buckinghamshire afër Londrës, shkruan DailyMail. Të dy shoferët e dy kamionëve janë arrestuar nën dyshimin se njëri ka bërë manovra të rrezikshme kurse tjetri ka qenë në gjendje të dehur.
Të tetë viktimat janë të së njëjtës familje. Në këtë aksident lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë, në mesin e tyre edhe një fëmijë.
Një dëshmitar e ka përshkruar aksidentin si të tmerrshëm, pasi minibusi me të cilin po udhëtonin pothuajse ishte shkatërruar tërësisht.





