Krokodilët po tmerrojnë banorët e Teksasit, të cilët janë shfaqur rrugëve të qytetit pasi ai u godit nga uragani “Harvey”.

Ky krokodil që shihni në foto ishte fshehur poshtë një makine dhe më pas u shfaq në oborrin e një banese.

Në momentin e përplasjes me brigjet e Teksasit, uragani “Harvey” u regjistrua si një uragan i kategorisë 4, me një shpejtësi ere deri në 215 km/h, por më pas fuqia e tij ra, duke e bërë Harvey-n një uragan të kategorisë së 3-të.

Pasojat e stuhisë u ndjenë menjëherë mbi 200 mijë familje mbetën pa energji elektrike, ndërsa pemë të shumta u shkatërruan nga fuqia e erës.

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e katastrofës, çka mundëson zhbllokimin e ndihmave federale për zonat më të prekura. Guvernatori teksan Greg Abbott  paralajmëroi për përmbytje rekord në disa rajone. Sipas tij, vendi përballet me një katastrofë madhore dhe më shumë se 1 mijë pjesëtarë të Gardës kombëtare do të ndihmojnë në operacionet e shpëtimit.