Një lëkundje e re sizmike është regjistruar në Caldarola, Macerata, pas atyre me manjitudë 3.3 dhe 2.5 të mëngjesit të sotëm.

Në orën 17.32 toka është dridhur sërish në Itali dhe, sipas sizmiologëve, lëkundja e fundit ka qenë 3.5 ballë, me thellësi 9 km.

Sipas raportimeve të para, në zonat e goditura nuk janë regjistruar dëme. Ndërkohë lëkundje 2.4 dhe 2.2 ballë janë regjistruar në një zonë aty pranë, në Pieve Torina.

Kështu toka vazhdon të dridhet në vendin, ku një vit më parë u regjistrua tërmeti i frikshëm i 24 gushtit.

Pak ditë më parë, tërmeti 3.5 ballë që goditi ishullin e Iskias, pranë Napolit shkaktoi viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.