Të paktën dy persona janë plagosur nga një shpërthim në qendër të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Lajmi bëhet i ditur nga “The Independent”, e cila citon burime policore, sipas të cilave shpërthimi ka ndodhur në 14:06 me orën lokale.

Policia nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me shpërthimin i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Televizioni lokal 112 shfaqi pamjet ku një grua dukej e shtrirë përtokë në rrugën para godinës së qeverisë ukrainase.