Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, ka shpenzuar jo pak, por 100 milionë dollarë për një muaj pushime.

Mbreti arab preferoi t'i kalonte pushimet në vendin e tij të preferuar, Tangier, i cili ndodhet në veri-perëndim të Marokut. 

Po ndërsa ne, njerezit e zakonshem, shkojme zakonisht per pushime me familjen apo shoqerine, mbreti Salman shoqërohej nga një eskortë prej 1000 personash, familjarë, miq dhe staf shërbimi, si dhe rreth 200 makina luksoze, në dispozicion të mbretit dhe shoqëruesve të tij.

Mbreti saudit qëndroi në një resort të shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh, i cili është rinovuar vetëm vitin e kaluar dhe ka edhe një pistë helikopterëshn ndërsa shoqëruesit u akomoduan në hotele luksoze.

Paratë e shpenzuara nga mbreti Salman, gjatë një muaji pushime, përbëjnë 1.5 % të të ardhurave të Marokut, nga turizmi i të huajve.