Dy banane në ditë ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë në gjak, një alternativë e shëndetshme dhe e lirë ndaj ilaçeve.
Sipas shkencëtarëve indianë, fruti i pasur me potasium mund të luajë rol të rëndësishëm në kontrollin e tensionit.
Sipas një studimi zviceran të vitit 1997 njerëzit duhej të hanin 5 banane në ditë për të marrë gjysmën e efektit të një ilaçi tensioni.
Ndërsa sipas studimit të ri indian, tensioni ulet me 10 për qind tek njerëzit që hanë dy banane në ditë për një javë rresht.