Të paktën pesë persona janë plagosur, duke përfshirë këtu edhe një foshnjë, pasi një makinë hyri në një restorant në jug të Sindnejt në Australi.

Sipas policisë vendase nuk bëhet fjalë për një sulm, por për një aksident. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7 me orën lokale.

Personit që drejtonte makinën i ka rënë të fikët, duke humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka hyrë në një restorant duke duke marrë përpara njerëzit.