Policia holandeze njoftoi se një person i armatosur me një thikë mori peng një grua pranë një stacioni radioje ne Hilversum.
Rrembyesi, identiteti i te cilit nuk behet i ditur, është arrestuar nga policia pak kohë pas ngjarjes.
Edhe viktima e rrëmbimit, është ende e paidentifikuar. Sipas policisë, gjatë kohës që agresori ka mbajtur peng viktimën e ka kërcënuar me thikë se do ta vriste.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.