Një ngjarje e rëndë ka shokuar qytetin e Romës, si dhe mbarë Italinë.
Maurizio Diotallevi, 62 vjeç, pas orë të tërash në pyetje nga policia italianë pranoi krimin makabër që kishte bërë duke therur të motrën Nicole.
Sipas mediave italiane, 58- vjeçarja ishte copëtuar dhe më pasi ishte flakur në tre kazanë mbeturinash. Il Messaggero raporton se motër e vëlla jetonin së bashku në apartamentin që kishin trashëguar nga prindërit.
Krimi në fillim është zbuluar nga një endacak, i cili ka qenë duke kontrolluar kazanët, por më pas është shokuar kur ka parë pjesë trupi njeriu në kuti. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe kjo e fundit ka nisur hetimet.
Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë zbuluar sesi 62- vjeçari ka hedhur në mesnatën e 14 Gushtit trupin e së motrës në tre kazanë.
Nga hetimet parapake dyshohet se shkak i kësaj ngjarje ka qenë një debat mes tyre për çështje ekonomike. Mendohet se 62-vjeçari i ka kërkuar para motrës dhe pas refuzimit të saj të fundit ai ka kryer aktin makabër.
Sipas fqinjëve, motër e vëlla ziheshin shpesh për punë parash.
Prokurori i Romës ka lëshuar një urdhër arresti për Maurizio Diotallevi dhe pritet të dalë përpara gjykatës në ditët në vijim për të marrë dhe dënimin.