32 trafikantë të lëndëve narkotike u qëlluan për vdekje nga policia filipinase në Bulacan dhe Manila.

Në operacionin e së martës, i cili zgjati për 24 ore u arrestuan më shumë se 100 persona ndërsa u sekuestruan sasi të konsiderueshme droge dhe armësh.

Ky është numri më i lartë të vrarëve në një ditë të vetme,  nga autoritetet në Filipine.  Policia tha se trafikantet ishin të armatosur dhe bënë rezistence ndaj oficereve.

Fushata, e cila synon zhdukjen e tregtisë se drogës, ka tërhequr kritika intensive nga ndërkombëtarët për numrin e lartë të ekzekutimeve dhe vdekjeve.

Presidenti Duterte pezulloi operacionet kundër drogës në muajin janar duke premtuar se do “të pastrojë” policinë dhe të riorganizoje njësite e anti-drogës.

Në muajin mars operacionet rinisën, duke shënuar qindra viktima nga radhët e trafikantëve apo përdoruesve të drogës.